Templates by BIGtheme NET

BE arrin marrëveshje me kompaninë franceze, rezervon 300 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Komisioni Europian ka lajmëruar të premten se ka arritur një marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez Sanofi për të rezervuar 300 milion doza të një vaksine të mundshme të ardhshme kundër COVID-19.

Marrëveshja do të ofronte një mundësi për të gjitha shtetet snëtare të BE-së për të blerë vaksinën, shkruan euronews.

“Sot kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm me Sanofi-n për të siguruar qasjen në një vaksinë të ardhshme të koronavirusit për europianët. Më shumë në vijim. Ne jemi në bisedime me kompani të tjera rreth vaksinave premtuese, bazuar në teknologji të ndryshme. Një vaksinë do të jetë një e mirë globale.”– shkruan presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Ajo thotë: “Ndërsa ne nuk e dimë sot se cila vaksinë do të funksionojë më mirë në fund, Europa është duke investuar në një portofol të larmishëm të vaksinave premtuese, bazuar në lloje të ndryshme të teknologjive. Kjo rrit shanset tona për të marrë me shpejtësi një ilaç efektiv kundër virusit.”

Sanofi dhe laboratori britanik GSK më herët kishin njoftuar se do të merrnin deri në 2,1 miliardë dollarë amerikanë për zhvillimin e vaksinës së tyre të mundshme antiCOVID-19, pasi u zgjodhën për të shpërndarë 100 milionë doza për amerikanët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*