Templates by BIGtheme NET

Bjellorusia arreston 32 “mercenarë” rusë pasi synonin të prishnin zgjedhjet e 9 gushtit

Forcat e sigurisë në Bjellorusi thanë se arrestuan 32 ‘mercenarë’ rusë pranë kryeqytetit Minsk për gjoja përpjekje për të prishur zgjedhjet presidenciale që mbahen më 9 gusht, njoftoi Zëri i Amerikës (VOA).

Agjensia shtetërore e lajmeve BelTA raportoi se forcat e sigurisë arrestuan 32 luftëtarë të dyshuar të huaj nga kontraktori ushtarak privat i Rusisë, Wagner Group, të mërkurën në mbrëmje në një vendpushim shëndetësor jashtë Minskut.

Sipas BelTA, forcat e sigurisë të Bjellorusisë thanë se ata i bënë arrestimet pasi morën informacionin nga një burim i pa zbuluar se mbi 200 kontraktues ushtarak rus arritën në Bjellorusi të premten e kaluar për të ‘destabilizuar situatën në vend përpara zgjedhjeve’.

Agjensia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belsat pretendoi se forcat e sigurisë i zbuluan kontraktorët e dyshuar rusë në një vend pushimi, duke dyshuar mbi sjelljen e tyre të pazakontë.

Sipas saj, ndryshe nga turistët e zakonshëm, ata nuk konsumonin alkool, nuk u futen në vendet e argëtimit dhe mbanin profil të ulët për të mos rënë në dy.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*