Vendosni fjalën kyçe....

Epidemiologët zbulojnë tre vatrat kryesore të koronavirusit në Tiranë


Ndërsa Tirana mbetet me numrin më të lartë të rasteve aktive të personave të prekur nga Covid-19, epidemiologët kanë zbuluar tre zonat më problematike në kryeqytet.

Në takimin e sotëm me ministren e Shëndetësisisë Ogerta Manastirliu, një nga epidemiologet tha se zona e Astirit, Fresku dhe Kodra e Diellit janë tre vatrat kryesore.

“Prej 5 muajsh nga puna jonë në terren, në Tiranë, vatrat më problematike janë në zona rurale, Astiri, Fresku dhe deri diku Kodra e Diellit. Vatrat janë tashmë komunitare, edhe me hapjen e fashës orare, kemi shumë vatra komunitare. Kjo është vënë re sidomos nëpër evente mortore, festash, ditëlindjesh që marrin pjesë grupe të konsiderueshme dhe grumbullime të rinjsh”- tha një epidemiologe.

Një tjetër epidemiolog tha se linjat e përhapjes së koronavirusit janë dy: vatrat familjare dhe linjat e punës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *