Vendosni fjalën kyçe....

Hakeruan Barack Obamën e Bill Gates – Arrestohen tre të rinj, njëri 17-vjeç


Tre të rinj janë arrestuar pas dyshimeve se fshihen pas sulmit të madh në Twitter në fillim të këtij muaji- që konkludoi me hackerimin e një sërë personazheve të njohur.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se një 19-vjeçar britanik por rezident në SHBA, Mason Shepard dhe 22-vjeçari nga Orlando, Nima Fazeli, akuzohen për kryerjen e hakerimit.

Ata përdornin pseudonimet hakeruese “Chaewon” dhe “Rolex”, ndërsa i arrestuari i tretë është një 17-vjeçar nga Tampa.

Adoleshenti ( emri i të cilit nuk është zbuluar) po përballet me 30 akuza për krime si: mashtrim të organizuar, mashtrim komunikimesh, vjedhje identiteti dhe hakerime, për të cilat parashikohet një dënim prej më shumë se 100,000 dollarësh. Këto akuza janë ngritur nga Prokurori i Shtetit Hillsborough, Andrew Warren, në Florida, i cili e përshkroi adoleshentin si “mjeshtrin” e hakerimit.

Shepard dhe Fazeli, ndërkohë, janë akuzuar në gjykatën federale në Kaliforni. Shepard u akuzua për ndërhyrje në kompjuter, komplot mashtrimi dhe komplot për pastrim parash, dhe rrezikon 20 vjet burg dhe një gjobë prej 250,000 dollarësh.

Fazeli u akuzua për një akuzë ndërhyrjeje në kompjuter, e cila mbart një dënim maksimal prej pesë vjet dhe një gjobë prej 250,000 dollarë.

Sulmi në Twitter i bërë më 15 korrik, preku një numër llogarish të personazheve të njohur në SHBA, duke përfshirë ish-Presidentin Barack Obama, ish-zëvendës Presidentin Joe Biden, bashkë-themeluesin e Microsoft Bill Gates dhe CEO-n e Tesla-s Elon Musk.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *