Templates by BIGtheme NET

Ngelen pa energji elektrike dhjetëra fshatra në Shkodër e Malësi të Madhe

Një lagje e Shkodrës, Kopliku e dhjetëra fshata në Shkodrës e Malësisë së Madhe kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të zjarrit që ka rënë në rrjetin 35 kv në Koplik.

Sipas OSHEE-së, pas zjarrit të rënë, janë stakuar disa linja që kanë lënë pa energji elektrike dhjetëra fshatra.

Po kështu njoftohet se po punohet me ritme të larta për riparimin sa më shpejt të defektit.

Njoftimi

OSSH njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq – Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiç, pranë N/Stacionit Koplik 220kV. Si rrjedhojë, kanë mbetur pa energji nënstacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.

Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave:

Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis”, Shtoi i ri, Shtoi i vjeter, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetrore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë,  Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*