Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy automjete në Elbasan-Peqin, vdes në vend 55-vjeçari


Një aksident i rëndë ka nsodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën.

Policia thotë se janë përplasur një mjet tip “Suzuki” me një “Benz”, në të cilin ndodhej një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Viktima ishte pasagjer në mjetin e parë. Dy drejtuesit e automjetebe kanë mbetur të plagosur.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *