Vendosni fjalën kyçe....

Qëlluan me armë në parkingun e kompleksit, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, shoku i tij në kërkim


Policia ka arrestuar një person lidhur me të shtënat me armë që u qëlluan ditën e djeshme në fshatin Qehaj në Tiranë.
Në kërkim është shpallur dhe një person tjetër, i cili mundi të arratisej pas ngjarjes.

Dy të rinjtë, 26-vjeçari me inicialet A. Ç., dhe tjetri me inicialet E.S kishin qëlluar me armë pranë parkingut të një kompleksi, duke shkaktuar panik tek banorët.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.
Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *