Templates by BIGtheme NET

Rusia po përgatitet të nisë në tetor vaksinimin masiv kundër Covid-19


Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko ka deklaruar këtë të shtunën, se vendi i tij po përgatitet për të nisur një fushatë vasinimi masiv kundër koronavirusit në muajin tetor. Lajmi u raportua nga media shtetërore rusë, Ria.

“Ne planifikojmë vaksinime të gjera për tetorin”- u citua Murashko të thoshte.

Murashko tha se Instituti Gamaleya, një strukturë kërkimore shtetërore në Moskë, kishte përfunduar provat klinike të vaksinës dhe dokumentet janë duke u përgatitur për ta regjistruar atë.

Ministri, i cili nuk dha detaje rreth vaksinës që do të përdoret, tha se mjekët dhe mësuesit do të ishin të parët që do të vaksinoheshin.

Reuters në fakt kishte raportuar këtë javë se vaksina e parë e mundshme e Rusisë për COVID-19, e zhvilluar nga një strukturë kërkimore shtetërore, do të sigurojë aprovimin rregullator vendor në gusht dhe do të administrohej për punonjësit e shëndetit menjëherë pas kësaj.

Të shtunën, Rusia raportoi 95 vdekje nga koronavirusi i ri, duke e çuar në total 14,058 numrin e të vdekurve.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*