Vendosni fjalën kyçe....

Shoqëria Civile në protestë për aksin Milot-Balldren: Qytetarët do paguajnë 20 euro vajtje-ardhje


Një grup aktivistësh të Shoqërisë Civile kanë dalë paraditen e sotme të protestojnë në zonën e Milotit, për projektin e ndërtimit të rrugës Milot-Balldren, një muaj pas çeljes së tenderit.

Aktivistët thonë se firma fituese e tenderit është paracaktuar në mënyrë abuzive. Një prej tyre, Aulon Kalaja deklaroi se për të kaluar rrugën, të gjithë qytetarëve do t’ju duhet që të paguajnë nga 20 euro për vajtje ardhje.

“Jemi këtu sot për t’ju treguar shqiptarëve se pas një muaji do të shfaqet dhe kompanie fituese që është e paracaktuar, një firmë greke që është ‘Terna’. Për të kaluar këtë rrugë ju duhet të paguani në total 20 euro çdo konsumatori të rrugës, nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë.
Shqiptarëve do t’ju varet laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogaritur në kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë me toll, pasi shqiptarët janë të varfër”, tha Kalaja.

Aktivistët e Shoqërisë Civile shprehen se lidhur me çështjen do të vënë në dijeni edhe diplomatët e huaj në vendin tona dhe do vazhdojnë protestat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *