Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i lartë në Kosovë: 50 mijë qytetarë mund të humbin vendet e punës, për shkak të koronavirusit


Deri në 50 mijë qytetarë të Kosovës mund të humbin vendin e punës, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Kështu thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Rukiqi thotë se është e domosdoshme ndërhyrja e qeverisë së Kosovës në mënyrë që qytetarët të mos humbasin vendet e tyre të punës.

“Nëse marrim parasysh shifrat e tkurrjes së mundshme ekonomike, sigurisht mund të flasim për një numër deri në 25 mijë vende pune që mund të humbin si pasojë e pandemisë. Kjo është në variantin më pozitiv e mund të shkojë deri në 50 mijë e më shumë varësisht nga kohëzgjatje e pandemisë, por në të njëjtën kohë edhe nga menaxhimi i pandemisë në përgjithësi, nga kufizimet që mund t’i krijojë pandemia dhe masat që do t’i ndërmarrë qeveria. Në mënyrë që të jetë sa më i vogël numri i humbjes së vendeve të punës, tash ka rol intervenim i shtetit në përkrahje të biznesit, sidomos te pjesa e qasjes në financa, te pjesa e përkrahjes së prodhimit, te pjesa e rritjes së fuqisë blerëse.”-thotë Rukiqi.

Sipas Odës Ekonomike, ekonomia e Kosovës gjatë muajve të mbylljes (13 mars – 1 qershor) ka shënuar humbje deri në 10 milionë euro në ditë, ndërkohë që humbjet po vazhdojnë pasi vazhdojnë të jenë ende në fuqi masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *