Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshenti shqiptar zhduket pa lënë gjurmë, policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve


Një adoleshent shqiptar është zhdukur në Highlands të Britanisë, duke ngritur në këmbë policinë.

Siç shkruajnë mediat lokale, 17-vjeçari Olti Gega u pa për herë të fundit në zonën Camagael të Fort William rreth orës 12 të së shtunës.

Adoleshenti me origjinë shqiptare, përshkruhet si trup mesatar dhe me flokë të zinj, të prera shkurt në pjesën e prapme të kokës dhe më të gjata para.

Olti u pa për herë të fundit i veshur me një kapuç gri, xhinse të zeza, triko të zezë dhe orë të zezë.
Policët që po merren me zhdukjen e tij thonë se janë ‘të shqetësuar për mirëqenien e tij’ dhe u bëjnë apel qytetarëve për informacion.

Rreshteri Michael Bell tha: “Ne po shqetësohemi gjithnjë e më shumë për mirëqenien e Oltit dhe do të nxisja këdo që beson se mund ta ketë parë atë ose që ka ndonjë informacion ta paraqesë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *