Templates by BIGtheme NET

Festë surprizë drejtoreshës së shkollës në Prishtinë, ndërhyn policia dhe i shpërndan

Të shtunën pasdite policia e Kosovës ka ndërprerë një festë në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Sipas televizionit Klan Kosova, kjo ishte një festë surprizë e organizuar për drejtoreshën e kësaj shkolle e cila ka dalë në pension dhe kishte dhe ditëlindjen.

Stafi i shkollës kishte neglizhuar vendimin e qeverisë për të ndaluar grumbullimet, duke organizuar festën në ambientet sportive të shkollës.

Me ndërhyrjen e policisë, pjesëmarrësit i janë bindur urdhrit të policisë dhe janë larguar menjëherë. Të afërm të drejtoreshës thonë se festa ka qenë e shkurtër.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*