Templates by BIGtheme NET

Mesazhi i mjekes nga Spitali Infektiv: Për fat të keq tani dominojnë mosha të reja, Covidi nuk ka më preferencë moshe

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu, u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat, në një kohë kur vijon të rritet numri i rasteve në spitalet Covid.

Manastirliu ka publikuar një videomesazh të një mjekeje, e cila thotë se tanimë dominojnë moshat e reja mes pacientëve me koronavirus të shtuar në spital.

Mjekja Migena Qato bën apel kryesisht ndaj të rinjve duke theksuar se Covid-19 nuk ka më preferenca moshe.

“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit.”- thotë mjekja.

Ministrja Manastirliu përsërit apelin e mjekes, duke i kërkuar qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të japin kontributin e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*