Templates by BIGtheme NET

Përplasen dy avionë në Alaskë, një politikan mes 7 viktimave

Dy avionë të vegjël janë përplasur në ajër në Alaska ditën e premten, duke vrarë të shtatë personat që ndodheshin në bordin e të dy avionëve.

Mes tyre ishte dhe një përfaqësues i shtetit nga zona, shkruan CNN.

Bëhet fjalë për politikanin nga Kenai, Gary Knoop, i cili është anëtar republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit.

Knoop ka qenë duke pilotuar njërin avion, ku ndodhej i vetëm, ndërsa 6 të tjerët ndodheshin në bordin e avionit tjetër.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit thotë se po heton përplasjen e dy avionëve.

“Përgjatë 42 viteve të tij në Gadishullin Kenai, Gary u bë i njohur si një pilot i aftë dhe një shërbëtor i përkushtuar publik”– tha guvernatori Mike Dunleavy në Twitter.

“Prania e tij padyshim që do t’u mungojë atyre të cilëve ai u shërbeu me besnikëri.”

Gary Knopp

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*