Templates by BIGtheme NET

“Pylli i Semanit prej orësh në flakë, strukturat shtetërore e lënë zjarrin të përparojë” – Denoncimi me video

Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka denoncuar mosmarrjen e masave për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë pyllin e Semanit.

Ai ka publikuar disa video ndërsa shkruan në Facebook se strukturat e shtetit po tregojnë papërgjegjshmëri duke mos i shuar flakët që sipas tij kanë disa orë që vijojnë.

Baçi thotë se banorët ishin të parët që dhanë alarmin por strukturat po e lënë zjarrin që të përparojë.

“Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme.

Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje deme kolosale, ne flore dhe faune.” – shkruan Baçi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*