Templates by BIGtheme NET

Vasili nxjerr certifikatën: 5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i rikthehet çështjes së fletë-arresteve të SPAK për komisionerët e vdekur në Durrës.

Vasili ka nxjerrë çertifikatën e vdekjes së njërit prej komisionerëve, ndërsa i drejton 5 pyetje SPAK-ut për të shpjeguar gënjeshtrën se ata nuk kishin qenë çrregjistruar.

Pak ditë më parë, prokuroria speciale SPAK u përfshi nga një skandal pasi gjatë hetimeve për dosjen 339 të zgjedhjeve në Durrës, kishte çuar dy urdhërarreste për dy komisionerë që në fakt kishin ndërruar jetë.

Sipas SPAK-ut kjo kishte ndodhur pasi dy personat nuk ishin çregjistruar në kohë nga familjarët e tyre pas vdekjes.

Mirëpo bashkëshortja e njërit prej komisionerëve, Kasem Lala, tha për mediat se ajo i kishte kryer të gjitha veprimet sipas ligjit pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 2018, duke nxjerrë zbuluar SPAK-un.

KOMENTI I VASILIT

5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur??
SPAK gënjeu e tha:
“Hetimet janë sekrete dhe ne bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.
1. Pse gënjeu kaq trashë SPAK-u?
2. A është vërtetë kaq jo profesional SPAK-u?
3. Cili hall politik e bëri SPAK-un kaq qesharak?
4. A është i njëjti SPAK që nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeministër, Ministra, Deputetë, Drejtorë policie sa një mal?
5. Po tek dosja 339 kush ia mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut për të mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtorë që ktheheshin në zgjatim të kriminelëve për vota??
Këto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i 109 milionë eurove që i duhen paguar Beçhetit etj janë momente turpi dhe shkatërrimi të besimit ndaj SPAK-ut.
Ndonjë ndërkombëtar, që ekzaltohet në mënyrë artificiale për “komeditë” politike të SPAK-ut s’mund të mbyllë dot më sytë përpara këtij realiteti, pasi faktet janë kaq kokëfortë!
Këto 5 pyetje presin përgjigje.
P.S. Megjithatë shiheni foton e çregjistrimit të komisionerit të vdekur përballë deklaratës së gënjeshtërt të SPAK-ut dhe konkluzionin nxirreni vetë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*