Templates by BIGtheme NET

Iker Casillas “var këpucët në gozhdë”, karriera 21-vjeçare e gjigantit madrilen e spanjoll mes numrash

Ish-portieri i Realit të Madridit e kombëtares spanjolle, Iker Casillas ka varur këpucët në gozhdë pas një karriere të gjatë 21 vjeçare.

39-vjeçari ka luajtur 16 sezone për ekipin e parë të Realit të Madridit duke fituar 19 trofe, mes të cilëve 3 Liga Kampionësh.

Para se të transferohej në Portugali te ekipi i Portos në vitin 2015, Casillas kishte luajtur 725 ndeshje zyrtare me madrilenët, që u pasuan nga 15 paraqitje me ekipin portugez.

Me Spanjën, portieri luajti 167 ndeshje dhe arriti të fitojë një Kupë Bote në vitin 2010 dhe dy Kampionate Europiane në vitet 2008 e 2012.

“Sot një nga futbollistët më të rëndësishëm në 118 vitet e historisë sonë, një lojtar që e duam dhe admirojmë, një portier që e ka bërë trashëgiminë e Real Madridit më të madhe me punën e tij dhe sjelljen shembullore si brenda dhe jashtë terrenit, ka lënë futbollin. Iker Casillas i përket zemrës së Real Madridit dhe do ta jetë kështu përgjithmonë.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Realit të Madridit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*