Templates by BIGtheme NET

Man.City bën blerjen e parë në merkato, i merr Valencias sulmuesin anësor

Manchester City e ka blerë anësorin spanjoll Ferran Torres nga Valencia, për një shumë fillestare prej 23 milionë euro, pluse bonuse.

Anësori i ekipit kombëtar U21 i Spanjës është blerja e parë e Pep Guardiolës këtë verë,

Torres vjen në City pas largimit të Leroy Sane, i cili iu bashkuar Bayern Munichut muajin e kaluar.

20-vjeçari ka dalë nga akademia e njohur e Valencias dhe i shënoi katër gola në 34 ndeshje sezonin e kaluar, të cilin Valencia e mbylli në vendin e nëntë në La Liga.

Ai vlerësohet si njëri prej talenteve më premtues të Spanjës, por Valencia u desh ta shiste atë dhe lojtarë të tjerë për shkak të krizës financiare.

City pritet ta zyrtarizojë edhe blerjen e Nathan Ake, për të cilin Bournemouth ia pranoi ofertën në vlerë 45 milionë euro. 

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*