Templates by BIGtheme NET

Bardh Spahia denoncon: Skandal, edhe testet serologjike dalin me rezultat të gabuar

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka denoncuar saktësinë e testeve serologjike, që sipas tij po dalin me rezultate të gabuara e pavarësisht kësaj qeveria hesht.

Spahia thotë se një anëtar i personelit shëndetësor të laboratorit të QSUT-së ka bërë testin në këtë laborator dhe i ka dalë negativ. Mirëpo kur e ka përsëritur testin serologjik në një spital privat në kryeqytet, këtë herë i ka rezultuar pozitiv.

Spahia habitet se si dy teste të njëjtë japin rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm. Ai kërkon përgjigje nga qeveria për këtë, ndërsa ngre dyshime se mund të jenë duke u përdorur testet e skaduara nga Kina, që Spanja dhe vende të tjera të Europës i kthyen mbrapsht.

DENONCIMI I SPAHISË

EDHE TESTET SEROLOGJIKE ME REZULTAT TE GABUAR, QEVERIA HESHT!
Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT-së dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!
A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?
A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?
Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!
Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!
Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë
Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë
Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë
Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë
Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*