Vendosni fjalën kyçe....

Fituan 38 mijë euro përmes Facebook-ut, shkon në 10 numri i të arrestuarve për “Mashtrim Kompjuterik”


Arrestohet sot edhe një person tjetër nga operacioni “ transferta” duke e çuar kështu në 10 numrin e të arrestuarve. Ky është një operacion në kërkim të personave që merren me krimet kompjuterike, që ka nisur para një muaji.

“Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Transferta’, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, finalizuar një muaj më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 9 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”- thotë policia.

Pasi u bë kapja e 9 personave rezultoi se edhe shtetasi Shkëlzen Bytyçi. ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Pasi u bë kapja e këtij të fundit gjykata vendosi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” për 29 vjeçarin.

Të gjithë anëtarët e këtij rrjeti kriminal janë futur në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook dhe me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma monetare dhe kanë përfituar shumën 38000 euro.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.”- thotë policia.

Ndërkohë vijon puna për mbledhjen e provave dhe për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë vazhdon ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *