Templates by BIGtheme NET

Merret peng 34-vjeçari në Durrës këtë mëngjes, mbahet në makinë

Një 34-vjeçar në Durrës është marrë peng dhe mbajtur pa dëshirën e tij brenda një makine këtë mëngjes.

Uniformat blu thonë se pengmarrësi ka qenë një 29-vjeçar. Ai e ka mbajtur 34-vjeçarin për rreth një orë në makinë e më pas e ka lënë të lirë dhe është larguar.

Më pas, ky i fundit ka bërë denoncimin dhe policia ka arrestuar të dyshuarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ‘Heqje e paligjshme e lirisë’.
Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia e Durrësit.

Motivi sipas policisë së qytetit bregdetar ka qenë një konflikt për çështje pronash mes tyre.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*