Vendosni fjalën kyçe....

Pjerin Ndreu kundër aktit normativ: Lezha po diskriminohet, dasmat në qytetet e tjera nuk i ndalon askush


Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka dalë kundër aktit normativ të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Një nga rregullat e parashikuara është dhe ndalimi i organizimeve të dasmave në lokale, që sipas kryebashkiakut nuk po aplikohet kudo njëlloj.

Ndreu thotë se pronarët e lokaleve në Lezhë po diskriminohen, pasi atyre u ndalohet të organizojnë dasma dhe gjobiten, ndërkohë që në qytetet e tjera kjo nuk ndodh. Më pas ai thotë se ata që kanë shkruar aktin normativ, nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë me të prish dasmën.

“Jam pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë. Që ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qartë. Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj. nuk i ndalon askush. Shqetësimi ynë është adresuar disa herë.

Dikush do dalë të thotë se Akti Normativ thotë këtë dhe atë. Po dakord, po njëlloj për të gjithë.

Ose një protokoll me numër të limituar pjesëmarrësish, sepse është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit. Ata që i shkruajnë ca gjëra si duket se kanë haberin se ca dmth me të prishë dasmën…”, shkruan Ndreu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *