Vendosni fjalën kyçe....

Policia apel mjeteve lundruese: Kujdes nga moti i keq, mos dilni në det


Moti i keq mund të sjellë rrezikshmëri të lartë për të gjitha mjetet lundruese në këtë sezon turistik.
Për këtë arsye pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit bën apel për të gjithë drejtuesit e këtyre mjeteve që mos dalin në det deri në përmirësimin e situatës.

“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmin) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës,“– thuhet në apelin e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *