Vendosni fjalën kyçe....

Vazhdojnë firot te Skënderbeu, Jashanica firmos për Ballkanin në Kosovë


Klubi i futbollit Ballkani në Kosovë ka prezantuar qendërmbrojtësin Bajram Jashanica, që deri më tani luante për Skëndërbeun

Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skënderbeu (Korçë), ku ka bërë karrierën më të gjatë të tij si superlojtar, po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017. Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet” thuhet në një njoftim të Ballkanit.

Në sezonin e fundit, 29-vjeçari pati 11 paraqitje për Skënderbeun.

Jashanica ishte dënuar më 2018 me dy vjet jashtë fushave të lojës për shkak të dopingut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *