Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, makina ngjitet në trotuar dhe përplas katër këmbësorë


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, duke lënë të plagosur katër persona.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Llazi Miho”, ku një 49 vjeçar po drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke përplasur katër këmbësorë.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *