Templates by BIGtheme NET

I vodhën makinën dhe i kërkuan para pronarit për t’ja gjetur, 6 të arrestuar në Shkodër

​Policia në Shkodër ka arrestuar 6 persona dhe po procedohet në gjendje të lirë një tjetër lidhur me grabitjen e makinës së një 30-vjeçari.

Sipas uniformave blu, pasi i kanë grabitur makinën, personat në fjalë e kanë mashtuar 30-vjeçarin dhe në këmbim të parave i kanë premtuar se do t’ia gjenin.

Nën hetim për këtë ngjarje është vënë edhe pronari i një servisi.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe si rezultat i hetimeve të bëra, është bërë arrestimi i shtetasve:
– S. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”;
– L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale “Kallëzim i rremë”;
– G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”, Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”;
– V. B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;
– S. H., 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;
– F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Mes, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur automjetin shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër dhe më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi parash, duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin që i kishin vjedhur.
Gjithashtu u procedua dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi L. N., 46 vjeç, pronar i një servisi.
Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular.
Po punohet për gjetjen e mjetit tip “Mercedez Benz”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së këtyre vjedhjeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*