Vendosni fjalën kyçe....

12 viktima dhe 190 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Ka shkuar në 315 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë.

Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.059 raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndërkohë janë konfirmuar 190 raste të reja pozitive me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga: Prishtina 48 raste; Mitrovic a 24 raste; Podujeva 18 raste; Gjakova 14 raste; Fushë Kosova 13 raste; Skënderaj 10 raste; Ferizaj 7 raste; Lipjan 7 raste; Peja 6 raste; Vushtrri 6 raste; Prizren 5 raste; Suhareka 5 raste; Deçan 4 raste; Kaçanik 3 raste; Obiliq 3 raste; Shtime 3 raste; Viti 3 raste; Zubin Potok 3 raste; Drenas 2 raste; Malisheva 2 raste dhe me nga një rast t Gjilan; Han i Elezit; Klina dhe Rahovec.

Kosova gjatë muajit të fundit ka patur një rritje të lartë në numrin e rasteve të konfirmuar me koronavirus, ashtu edhe në numrin e viktimave, me mbi 10 vdekje të regjistruara pothuajse çdo ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *