Vendosni fjalën kyçe....

Andrea Pirlo merr drejtimin e Juventusit


Andrea Pirlo është emëruar trajneri i ri i Juventusit. Pak orë pas shkarkimit të Sarrit, drejtuesit e klubit bardhezi ia kanë besuar drejtimin e ekipit ish-mesfushorit.

Fillimisht Pirlo ishte menduar për të drejtuar ekipin U23 por pas bisedimeve paraditen e sotme me presidentin Agnelli u vendos që drejtimin e ekipit ta marrte përsipër lojtari që duhet thënë nuk ka ende asnjë përvojë në drejtimin e ndonjë ekipi profesionist.

Para tij ishin përfolur si pasues të mundshëm të Sarrit në stoli bardhezi, Zidan, Inzagi e Mançini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *