Vendosni fjalën kyçe....

Balla komenton zbardhjen e vrasjeve në Elbasan: Goditje e fortë ndaj krimit


Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të dy personave mbi 2 vrasje të ndodhura muajin e fundit në Elbasan.

Balla e konsideron operacionin e policisë si një goditje të fortë ndaj krimit dhe premisë për të tjera rezultate pozitive.

“Përshëndes punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Elbasan për zbulimin dhe vendosjen në pranga të autorëve të disa ngjarjeve kriminale.
Puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin aktiv të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ishte një goditje e fortë ndaj krimit.
Ky hetim i plotë dhe profesional ishte një detyrë që duhej kryer me shpejtësi, sikurse ishte pritshmëria e qytetarëve të Elbasanit për goditjen e fortë të krimit në këtë qytet, pas disa ngjarjeve kriminale tronditëse.
E nxisim Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit. Rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive.”- shkruan Balla.

Sot policia arrestoi shtetasit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët janë akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Sipas hetimeve, ata kanë vepruar kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Në rastin e Runajt, policia thotë se ai ka qenë nën shoqërinë e autorëve mbrëmjen e ngjarjes , të cilët pasi kanë pirë, e kanë qëlluar një herë me thikë pas shpine dhe më pas edhe 26 herë të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *