Vendosni fjalën kyçe....

Celebrim në anijen ushtarake, shkarkohet zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari (Video)


Zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra. Shkak për këtë është bërë përgatitja në një nga anijet e Rojes Bregdetare të ceremonisë së celebrimit të fëmijës së një ushtaraku.

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes erdhi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku anija shfqet e dekoruar për ceremoninë e celebrimit.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, Meçollari ka deklaruar për Report TV se ceremonia në fjalë po mbahej me miratimin e një titullari në Ministrinë e Mbrojtjes e jo të tijën. Ai pohoi se do vijojë të jetë pjesë e Marinës.

Artur Meçollari njihet si një nga anëtarët e ekipit negociator të marrëveshjes detare me Greqinë.

Ai u denoncua nga opozita asokohe si i përfshirë me agjenturat e huaja, por pas kësaj Ministria e Mbrojtjes e ajo e Jashtme publikuan certifikatën e sigurisë së Meçollarit.

Ai ishte pjesë e ekipit negociator të marrëveshjes detare me Greqinë që drejtohej nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *