Vendosni fjalën kyçe....

Futen në lumë për thikën që vrau Regis Runajn, polumbarët e RENEA-s gjejnë dy pistoleta


Polumbarët e forcave RENEA u futën sot në lumin Shkumbin për të gjetur thikën me të cilën u vra Regis Runajt, por në vend të saj kanë gjetur dy arme zjarri.

Policia i ka dërguar armët për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Kujtojmë se ditën e sotme, policia arrestoi shtetasit Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët janë akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Sipas hetimeve, ata kanë vepruar kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Në rastin e Runajt, policia thotë se ai ka qenë nën shoqërinë e autorëve mbrëmjen e ngjarjes , të cilët pasi kanë pirë, e kanë qëlluar një herë me thikë pas shpine dhe më pas edhe 26 herë të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *