Vendosni fjalën kyçe....

Hapen 1.8 milion vende pune në korrik, ekonomia amerikane jep shenja ringritjeje


Byroja e Statistikave të Punës së SHBA-së (BLS) raportoi se ekonomia ndërmori një hap tjetër drejt rimëkëmbjes, pasi numri i përgjithshëm i vendeve të punës jashtë sektorit të bujqëisë u rrit me 1.8 milion në korrik dhe shkalla e papunësisë ra në 10.2 përqind.

“Në korrik, pati shumë hapje vendesh pune në industrinë e turizmit, tregtinë me pakicë, shërbimet profesionale dhe të biznesit, shërbime të tjera dhe kujdesin shëndetësor,” njoftoi Departamenti i Punës.

Numri i papunësisë ka rënë për shumë grupe: Niveli i papunësisë ka rënë në korrik për burrat e rritur (9.4%), gratë e rritura (10.5%), adoleshentët (19.3%), të bardhët (9.2%), aziatikët (12.0%) dhe hispanikët ( 12.9%).

Një tjetër lajm i mirë sipas zyrës është se numri i personave të papunë që ishin në pushim të përkohshëm u ul me 1.3 milion në korrik duke shkuar në 9.2 milionë, afërsisht gjysma e asaj që ishte në prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *