Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Bezos shet 3 miliardë dollarë aksione të “Amazon”


Shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos ka shitur 1.8 përqind të aksioneve të tij, me vlerë 3.1 miliard dollarë.

Kjo vjen në një kohë kur aksionet e kompanisë janë rritur më shumë se 73 përqind këtë vit, për shkak të pandemisë së Covid-19 që i ka detyruar njerëzit të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, që në pamundësi për të dalë i janë drejtuar blerjeve online.

Daily Mail shkruan se gjatë dy ditëve të para të gushtit, Bezos shiti 1 milion aksione si pjesë e një plani tregtar të shpallur më parë.
Bezos, njeriu më i pasur në botë, kishte thënë se kishte planifikuar të shiste aksione me vlerë rreth 1 miliard dollarë çdo vit për të financuar kompaninë e tij të raketave, Blue Origin.

Javën e kaluar, Amazon mori aprovimin nga Federal Communications (Fç) për të ndërtuar një yjësi interneti prej 10 miliardë dollarësh në orbitën e Tokës që do të konkurronte me rrjetin Starlink të Elon Musk-ut. Po ashtu Amazon është duke hapur një strukturë kërkimore në Redmond, Uashington, ku satelitët do të hartohen dhe testohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *