Katër persona kanë humbur jetën lidhur me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Në vend janë kryer në 24 orët e fundit 500 testime nga të cilët kanë dalë të prekur nga Covid-19, 124 persona. Viktimat janë një 76 vjeçare nga Shkodra dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.
Në spitalet Covid në vend sipas deklaratës së ministrisë po kurohen 116 pacientë, 19 nga të cilët në terapi intensive kurse 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive të reja është si më poshtë vijon.
33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.
Ministria u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura si distanca fizike, larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i maskave.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1572
Durrës 354
Shkodër 238
Fier 105
Vlorë 102
Kukës 96
Lezhë 91
Korçë 84
Elbasan 64
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 30