Vendosni fjalën kyçe....

Shkojnë të ndalojnë sherrin, 3 policët në Himarë dhunohen nga dy vëllezërit


Tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur në Himarë, pas një përplasjeje fizike me dy vëllezër në Himarë.

Sipas uniformave blu, tre policët ishin lajmëruar për një konflikt mes dy vëllezërve dhe fqinjit të tyre në fshatin Vranisht.

Por kur kanë mbërritur atje, dy vëllezërit i kanë pritur me rezistencë dhe i kanë dhunuar.
Njëri prej tyre është arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim.

DETAJET E POLICISË

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, Policia ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *