Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet pronari i mediave në Hong Kong


Biznesmeni dhe pronari i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai, është arrestuar dhe zyrat e gazetave të tij u bastisën nga policia pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me forcat e huaja.

Kjo bazuar në ligjin e diskutueshëm të sigurisë të miratuar nga Kina në qershor, sipas BBC-së.

Lai ka qenë një zë i spikatur pro-demokracisë dhe një mbështetës i protestave që shpërthyen vitin e kaluar.

Në shkurt, 71-vjeçari, i cili gjithashtu ka nënshtetësinë në Mbretërinë e Bashkuar, u akuzua për grumbullim të paligjshëm si dhe për kërcënim. Por u lirua me kusht.


Media shtetërore kineze Global Times e përshkroi zotin Lai si “përkrahës të rebelimeve” dhe për botimet e tij thotë se kanë kryer “nxitje të urrejtjes, përhapjen e thashethemeve dhe njollosje të autoriteteve të Hong Kongut dhe kontinentit për vite me rradhë”.

Global Times gjithashtu raportoi se dy djemtë e biznesmenit si dhe dy drejtuesit e vjetër të “Next Digital” ishin arrestuar gjithashtu.

Biznesmeni Jimmy Lai vlerësohet të ketë vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë pasuri. Pasi bëri pasurinë e tij fillestare në industrinë e veshjeve, ai më vonë u fut në media dhe themeloi gazetën Apple Daily, e cila është shpesh kritike me autoritetet e Hong Kongut dhe kontinentit kinez.

Ai gjithashtu ka qenë vetë një aktivist kundër kontrollit gjithnjë e më të ngushtë të Pekinit në Hong Kong. Në vitin 2019 ai mbështeti protestat dhe mori edhe vetë pjesë në demonstrata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *