Vendosni fjalën kyçe....

Inter kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Man.United shkon në minuta shtesë


Interi ka mundur të fitojë ndaj Bayer Leverkusen duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Me fitoren 2-1 zikaltërit arrijnë të shkojnë më tej për të mundësuar fitoren e një trofeu në këtë sezon.

Golat u shënuan për italianët nga Barella dhe Lukaku ndërsa për aspirinat shënoi Havertz.

Në sfidën tjetër Man.United mbylli pa gola përballjen për 90 minuta ndaj Kopenhagës, duke e dërguar në shtesë biletën e gjysmëfinales.

Sfidat luhen me një takim në Gjermani për shkak të masave të marra për mos përhapjen e pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *