Në mes të protestave kaotike në Minsk pas zgjedhjeve presidencial, disa video shqetësuese janë postuar në internet ku tregohet një makinë policie që po kalon mes një turme.
Në pamjet e publikuara një burrë duket teksa i afrohet mjetit të policisë por merret para prej tij dhe rrëzohet në asfalt.
Protestuesit u përpoqën të bllokonin kalimin e kamionit ndërsa njëri prej tyre u hodh drejt tij, mesa duket për ta ndaluar por kamioni e mori para.
Gjendja e personit të rrëzuar nuk dihet ende. Kryeqyteti i Bjellorusisë u përfshi nga protesta natën e mbrëmshme pasi opozita pretendon se zgjedhjet presidenciale u manipuluan.
Presidenti i tanishëm, Lukashenko, mori 80% të votave kurse rivalja e tij vetëm 10% të tyre.