Templates by BIGtheme NET

IKMT kallëzon penalisht 4 zyrtarë të IMT-së së Himarës

Katër zyrtarë të IMT-së së Himarës janë kallëzuar penalisht nga Insektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Në njoftimin e këtij të fundit bëhet me dije se zyrtarët nuk kanë kryer detyrat e detyrimet sipas ligjit.

Bëhet fjalë për kryeinspektorin e IMT-së, Renato Hodaj e tre inspektorët Melseid Nelaj, Erion Zenelaj e Dhimitër Balaj.

“Kallëzim për kryeinspektorin dhe 3 inspektorë në Himarë. Kallëzim ndaj zyrtarëve për shpërdorim detyre. I kallëzuar Renato Hodaj, kryeinspektor i IMT në Himarë; Melseid Nelaj; Erion Zenelaj, Dhimitër Balaj. Të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat sipas ligjeve”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*