Vendosni fjalën kyçe....

Kanosi me armë një person te Uji i Ftohtë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë


Një 19-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se ka kanosur me armë një tjetër person në qytetin bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e natës së mbrëmshme jashtë një hoteli në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale D.Z. ndërsa personi që është kanosur është identifikuar si T.D. e sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *