Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret mjekët e infermierët italianë: S’do i harrojmë kurrë sfidat e solidaritetin tuaj


Presidenti Meta ka pritur sot një grup një grup mjekësh e infermierësh të ardhur nga Italia për të stërvitur personelin shëndetësor në Shqipëri lidhur me pandeminë Covid-19.

Kreu i shtetit thotë në postimin e tij se shkëmbimi i përvojave kundër sfidës së përbashkët është i domosdoshëm.

Ai shton se shqiptarët nuk do i harrojnë kurrë sakrificat e solidaritetin e Italisë.

“Prita sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19. Theksova se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm.

Falenderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira. Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror të Italisë, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë!” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *