5 viktima kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri lidhur me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë një 46-vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se së fundmi janë testuar 603 persona nga të cilët kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi i ri 140 persona.
Në dy spitalet në vend aktualisht janë të shtruar 124 pacientë, me 18 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.