Templates by BIGtheme NET

Ministria jep të dhënat e përditshme lidhur me Covid-19, 5 viktima e 140 raste të reja

5 viktima kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri lidhur me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë një 46-vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se së fundmi janë testuar 603 persona nga të cilët kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi i ri 140 persona.

Në dy spitalet në vend aktualisht janë të shtruar 124 pacientë, me 18 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*