Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet ndeshja mes ish-legjendave të boksit, Tajson e Xhons


Tifozët e boksit kanë pritur 15 vjet për rikthimin e Mike Tyson, por duket sikur do të duhet të presin pak më gjatë pasi raportet sugjerojnë se ndeshja e ish-kampionit të peshave të rënda kundër Roy Jones është shtyrë.

Një raport mediatik tha se ndeshja e shumëpritur mes dy ikonave të ringut është shtyrë nga 12 shtatori, për në 28 nëntor.

Arsyeja e shtyrjes, thonë ata, është të lejojë reklama të mëtejshme promovuese për të tërhequr marrëveshje më fitimprurëse televizive. Edhe boksieri tjetër, Roy Jones, e ka miratuar ndryshimin e datës së ndeshjes.

Tyson, 54 vjeç, nuk ka garuar që prej 15 vitesh e para kësaj periudhe llogaritej si një ndër boksierët më të mirë në histori.

Jones nga ana e tij, konsiderohet nga shumica të jetë ndër boksierët më të talentuar teknikisht të brezit të fundit. 51 vjeçari u ndesh për herë të fundit në shkurt 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *