Vendosni fjalën kyçe....

Arbërishtja njihet gjuhë zyrtare e pakicave në Abruco, Meta: Trashëgimia e përbashkët të mbrohet e promovohet


Presidenti Meta ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Italisë për të njohur arbërishten si gjuhë të pakicave në rajonin e Abrucos.

Në postimin e tij, kreu i shtetit thekson se trashëgimia kulturore arbëreshe jo vetëm duhet mbrojtur si trashëgimi e përbashkët mes dy vendeve por edhe duhet promovuar.

“Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë. Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë. Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet. Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *