Templates by BIGtheme NET

Dhunon bashkëjetuesen në banesë, pranga 31-vjeçarit në Rrogozhinë

Një 31-vjeçar është arrestuar në Rrogozhinë pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballaj ku i ndaluari ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata dhe ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.

Njoftimi

“Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë.”

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*