Templates by BIGtheme NET

Ish-portieri i njohur ndërron jetë nga pickimi i grerëzave

Ish-portieri Gunther Mair, ka ndërruar jetë në spital në Trento në moshën 61 vjeçare. Ai u shtrua në spital nën kujdesin intensiv që nga e premtja për shkak të pickimit të disa grerëzave përnjëherësh.

Ish-portieri i Trentos në vitet ’80 dhe ’90, kishte qenë duke shëtitur nëpër pyjet e Pinè-së, në Trentino, kur një tufë grerëzash e sulmuan atë, duke i shkaktuar një atak kardiak.

“Udhëtim të mbarë Gunther, hero i shumë betejave në fanellën e Giallobù. Je dhe do të qëndrosh përgjithmonë në zemrat tona”, lexohet në faqen e Ac Trento në Facebook.

Mair punonte si trajner i të rinjve të Leviko Terme.

“Këtë mëngjes një pjesë e historisë së futbollit të Trentino u largua me ndarjen nga jeta të një zotërie. Portieri ynë Gunther Mair nuk ia doli. E gjithë bota Gialloblù përqafon gruan e tij Aurora, fëmijët e tij Mirko dhe Michael, të sigurt se që nga lart Gunterone do të vazhdojë të ndjekë familjen e tij me një sy të mprehtë dhe portierët e shumtë që ai ka rritur me aq shumë dashuri ndër vite.”- thuhet në faqen e klubit.

Funerali i tij sipas Rai-t, do të mbahet nesër pasdite (e enjte 13 gusht) në orën 16:00 në Kishën e varrezave të Trentos.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*