Templates by BIGtheme NET

Ministria e Shëndetësisë raporton 3 viktima lidhur me Covid-19, 141 raste të reja

Tre viktima janë raportuar në vend në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për sa u përket rasteve të reja, nga 625 testime të kryera janë zbuluar 141 raste të reja më koronavirusin e ri.

Viktimat janë një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare.

Në dy spitalet covid në Tiranë po marrin mjekim 116 pacientë, nga të cilët 20 janë në terapi intensive me 4 të intubuar.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përcaktuara si mbajtja e maskës, distancimi fizik e kujdes i shtuar i higjienës personale.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*