Vendosni fjalën kyçe....

Kapet 54-vjeçari në Lazarat, i gjenden armë zjarri e kanabis (Video)


Një 54-vjeçar është arrestuar në Lazarat pasi gjatë kontrollit në banesë i është kapur një sasi armësh zjarri dhe kanabis.

Sipas policicë, personi me iniciale Sh.B., është ndaluar në lagjen ‘Përroi Selime’ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një kallashnikov, një pushkë, katër krehëra me fishekë dhe një sasi prej 15 kilogramësh kanabis.

Njoftimi

Mbi bazën e informacioneve se në lagjen “Përroi Selime” në Lazarat, një person dispononte armë zjarri dhe lëndë narkotike u organizua operacioni policor i koduar “Sopoti”.

Si rezultat, u arrestua Sh. B., 54 vjeç, banues në Lazarat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, Policia gjeti të fshehura, 1 kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg kanabis në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Dosja e Sh.B i kaloi Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *