Templates by BIGtheme NET

Covid-19 “i mbush xhepat” bosit të Amazon-it, pasuria e Bezos rritet në 200 miliardë dollarë

Pandemia Covid-19 ka goditur rëndë ekonominë në mbarë botën, por jo të gjithë e kanë pësuar.

Rritja e aksioneve të Amazon gjatë pandemisë po e bën shefin e saj, Jeff Bezos, më të pasur çdo javë. Ai tani është më afër se kurrë me titullin historik të personit të parë me vlerë 200 miliardë dollarë.

Aksionet e Amazon fituan rreth 1.2 përqind për aksion të martën dhe vazhduan të rriten ede më në orët në vijim. Ai fitoi rreth 2.2 miliardë dollarë nga 11 përqind e aksioneve që ai zotëron dhe vlera e tij neto tani qëndron në një rekord prej 199.7 miliardë dollarësh, sipas llogaritjeve të Forbes.

Tashmë njeriu më i pasur në planet, Bezos ka thyer rekordet e tij pothuajse çdo javë në muajt e fundit.

Përhapja e pandemisë është kthyer në epokë të artë për gjigantët e teknologjisë dhe tregtisë elektronike, të cilët kanë përfituar ndërsa njerëzit janë të mbërthyer në shtëpi dhe duhet t’u drejtohen shitësve në internet për të blerë gjërat e domosdoshme.

Amazon kohët e fundit paraqiti rezultatet e tremujorit të dytë, duke treguar se kompania fitoi gati 89 miliardë dollarë gjatë asaj periudhe.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*